Gjasula e mbyll para kohe me Hamburgun

Futboll

Gjasula e mbyll para kohe me Hamburgun

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 11:41
Gjasula e mbyll para kohe me Hamburgun

Klaus Gjasula nuk ka bindur në radhët e Hamburgut. Mesfushori shqiptar u transferua verën e shkuar në klubin e njohur gjerman, ku synonte të kthehej në lider të skuadrës dhe të siguronte një biletë për në Bundesliga.

Por asnjë prej planeve të tij nuk u realizua, teksa Hamburgu vijon të luajë në Bundesliga 2, ndërsa Gjasula e sheh veten jashtë planeve të trajnerit.

Futbollisti i Kombëtares kuqezi numëron shumë pak paraqitje me klubin gjerman dhe duket se në këtë merkato do të mbyllë përpara kohe kontratën e tij me Hamburgun.

Marrëveshja mes palëve është firmosur deri në verën e vitit 2022, por “gladiatori“ shqiptar dëshiron më tepër minuta në këmbë.

Gjasula ka gjetur edhe klubin e tij të ri. Mediat gjermane raportojnë se mesfushori është vetëm një hap larg Darmstadt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat