Broja: Objektivat e mia tek Drita janë që të jap maksimumin

Futboll

Broja: Objektivat e mia tek Drita janë që të jap maksimumin

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 13:00
Broja: Objektivat e mia tek Drita janë që të jap maksimumin

Rron Broja është goditja e madhe e FC Dritës gjatë kësaj verë.

Ish-futbollisti i Trepçës ’89 dhe së fundmi pjesë e Partizanit te Tiranës, zyrtarisht është rikthyer në futbollin e Kosovës.

Mitrovicasi në mesin e disa ofertave joshëse, zgjidhi nënkampionët e Kosovës.

Broja për GazetaGoli, ka treguar arsyen pse zgjidhi skuadrën gjilanase.

“Është klub i organizuar në të gjitha aspektet. Kjo është arsyeja pse zgjodha Dritën”, ka thënë Broja.

Ai ka zbuluar objektivat tek Drita, skuadër kjo që ditë më parë u eliminua nga UEFA Conference League, pasi u mund nga gjiganti holandez, Feynoord.

“Objektivat e mia tek Drita janë që të jap maksimumin në këtë klub të madh. Synojmë të shkojmë sa më lartë në sezonin e ri”, pohoi Broja.

Ndryshe, Drita konsiderohet një nga skuadrat favorite në garën për titull të kampionit në kampionatin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat