Mendes e do me çdo kusht te Milani

Futboll

Mendes e do me çdo kusht te Milani

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 11:01
Mendes e do me çdo kusht te Milani

Ideja e fundit që ka marrë formë në shtëpinë e Milan-it është James Rodriguez.

Kolumbiani, që vjen nga një sezon me ulje-ngritje tek Everton, është lojtarit më ekonomik i mundshëm për kuqezinjtë.

Për këtë është e bindur Tuttosport dhe menaxheri i tij, Jorge Mendes, i cili ka marrëdhënie shumë të mira me milanezët.

Me lamtumirën e Ancelotti-t dhe kalimin e Benitez në drejtim të Toffees, dyert janë mbyllur për James, dhe lojtari i ka shkelur syrin Milan-it në ditët e kaluara, duke thënë se ka dëshirë të luajë në Itali.

Anglezët nuk kanë shumë pretendime mbi çmimin e kartonit të ish-yllit të Real Madrid, i cili është shprehur i gatshëm të pranojë në rrogë 5 milionë euro në sezon.

Milan ka disa dyshime në lidhje me formën fizike, por Mendes po këmbëngul që operacioni të realizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat