Bashkim Haxhimusa: Në vitin 1989, nga presioni i regjimit serb Nadiri ikë nga Kosova...

Futboll

Bashkim Haxhimusa: Në vitin 1989, nga presioni i regjimit serb Nadiri ikë nga Kosova...

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 13:30
Bashkim Haxhimusa: Nga presioni i regjimit serb Nadiri ikë nga Kosova...

Përgjegjësi për sport në Ferizaj, Bashkim Haxhimusa, është i pikëlluar për ikjen në amshim të ish futbollistit të mirënjohur Nadir Haxhimusa.  
“Sot në moshën 54 - vjeçare papritmas ndërroi jetë doajeni i futbollit ferizajas, Nadir Haxhimusa.

Talenti i tij u vërejt  nga ekspertet e futbollit qysh në bankat e filloristëve dhe ai qysh në moshën 7 - vjeçare filloi të merret me futboll në ish

Borcin e Ferizajit i cili zë vend si lojtar shumë cilësorë, më pas kalon në ekipin e kadetëve, ai si lojtar dhe talent i futbollit në moshë të re mbron ngjyrat e ekipit të Juniorve.

Me kërkesën e klubit dhe lejen speciale të mjekut Nadiri kalon në ekipin e seniorve si 16 vjeçar ku dhe tregohet një nga lojtaret më të talentuar në ekip.

Gjatë kësaj periudhe Nadiri kurrsesi nuk pranoi të ndërroj klubin e zemrës edhe pse kishte oferta të kaloj në klube tjera me renome.

Më 1989 nga presioni i regjimit serb Nadiri ikë nga Kosova shkon në Gjermani ku edhe atje fillon ta zhvilloj aktivitetin e  futbollit sidomos në grumbullimin dhe organizimin e shqiptarëve, klubit të quajtur KF Kosova në Düsseldorf.

Pas përfundimit të luftës Nadiri kthehet në Ferizaj dhe dhe me gjithë potencialin financiar dhe profesional që kishe e shkriu në futbollin ferizajas.

Kjo është një humbje e madhe për familjen Haxhimusa, por dhe për sportin ferizajas dhe më gjerë.

Pusho i qetë ikona e futbollit ferizajas!!!”, ka shkruar Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat