Muriç do ta ketë bashkëlojtarë Mario Balotellin

Futboll

Muriç do ta ketë bashkëlojtarë Mario Balotellin

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 11:41
Muriç do ta ketë bashkëlojtarë Mario Balotellin

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç është huazuar tek skuadra turke për një edicion nga Manchester City.

Muric edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës holandeze Willem II, por që këtë edicion ka vendosur ta vazhdoj karrierën në Turqi.

Klubi i rikthyer në elitën e futbollit turk i ka bërë një prezantim shumë interesant portierit të Kosovës.

Ata fillimisht kanë publikuar një video duke shkruar ‘2 metra’.

Disa minuta më vonë ka ardhur edhe prezantimi zyrtar i reprezentuesit tonë.

Tek kjo skuadër, Aro Muriç do ta ketë bashkëlojtarë Mario Balotellin dhe ish-kapitenin e Kombëtares së Zvicrës, Gokhan Inler..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat