PSG-ja e hap kuletën për Messin, ja sa i ofron 

Futboll

PSG-ja e hap kuletën për Messin, ja sa i ofron 

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 13:53
PSG-ja e hap kuletën për Messin, ja sa i ofron 

Së shpejti do të mësohet klubi i ri i Lionel Messit. Në total, ai ka bërë 778 paraqitje, ka shënuar 672 gola dhe ka dhuruar 305 asiste me Barcelonë që u detyrua t’i thotë lamtumirë.

Lionel Messi është larguar nga Barcelona. Barça s’ka mundur ta regjistrojë në LaLiga për shkak të fair play financiar, pavarësisht se kishin arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Kështu, Leo është detyruar t’i japë lamtumirën klubit të fëmijërisë, dhe do të largohet nga dera prapa, pasi nuk do të ketë ceremoni për të për shkak të COVID-19.

Ka disa klube që e duan Messin, por më serioze deri më tani ka qenë gjithmonë PSG dhe duket se në fund ëndrra është duke iu bërë realitet për ta bërë të tyrin më të mirin në histori.

Sipas Nicolo Schira, gazetarit dhe ekspertit të transferimeve, tashmë PSG ka nisur bisedimet me Messin. Oferta e Parisit është kontratë 3-vjeçare, deri më 2024 dhe pagë vjetore 50 milionë, në total 150 milionë për tri sezone.

Neymar dhe Di Maria janë duke insistuar që ta bindin atë për të nënshkruar me PSG-në.

Messi do të largohet si një legjendë, sepse ato që ka arritur ai për 17 sezone te Barça vështirë se do t’i arrijë ndonjë lojtar tjetër.

Në total, ai ka bërë 778 paraqitje, ka shënuar 672 gola dhe ka dhuruar 305 asiste.

Messi largohet nga Barcelona me 35 trofe; 4 Champions League, 10 LaLiga, 7 Copa Del Rey, 3 FIFA Club World, 8 Superkupa të Spanjës dhe 3 UEFA Supercup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat