Presidenti i La Ligas reagon pas largimit të Messit

Futboll

Presidenti i La Ligas reagon pas largimit të Messit

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 18:02
Javier Tebas

Presidenti i La Ligas Javier Tebas ka reaguar pas largimit të Messit.

Messi u largua nga Barcelona pasi nuk arriti të nënshkruante kontratën e re shkaku i rregullave të La Ligas.

Në ndërkohë Barcelona refuzoi marrëveshjen që La Liga e kishte arritur me CVC-në ku liga do fitonte 2.7 miliardë euro të cilat do të investoheshin në kompeticion dhe klube.

Lidhur me ngjarjet e fundit ka reaguar presidenti i ligës spanjolle Javier Tebas në një postim në Twitter.

“Para 72 orësh, FC Barcelona dha ‘OK’ e saj për marrëveshjen e La Liga’s me CVC-ne. Por, Barca ka një ekzekutiv që flet shumë dhe bisedoi me “dikë” dhe tani ata kanë ndryshuar mendimin e tyre dhe janë kundër kësaj”, tha ai.

Në SuperLeague i’u siguruan 500 milonë euro” përfundoi Javier Tebas.

Pra nëse Barca do nënshkruante marrëveshjen CVC, Messi sot do stërvitej me bashkëlojtaret e tij.

Siç duket ‘Blaugranët’ janë ende të bindur në projektin e Superligës Evropiane që i kushtoi me largimin e argjentinasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat