Zyrtarizohet transferimi i Cristian Romero në Tottenham

Futboll

Zyrtarizohet transferimi i Cristian Romero në Tottenham

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 20:23
Cristian Romero

Cristian Romero karrierën do ta vazhdojë në Angli.

Romero ka kompletuar transferimin e tij te Tottenham Hotspur.

Hotspur pas shumë negociatave, më në fund kanë arritur marrëveshje me Atalantan për transferimin e mbrojtësit për 55 milionë euro.

Futbollisti ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me klubin anglez të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

Klubi italian tashmë ka gjetur zëvendësuesin e argjentinasit pasi ka sjellur në ekip në formë huazimi Merih Demiral.

Lajmin për transferimin e Romeros e ka bërë të ditur vetë klubi i Tottenhamit përmes një postimi në web-faqen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat