Van Persie: “Ju lutem, zyrtarizoni Messin”

Futboll

Van Persie: “Ju lutem, zyrtarizoni Messin”

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 11:05
Van Persie: “Ju lutem, zyrtarizoni Messin”

Robin Van Persie festoi 38-vjetorin e lindjes ditën e djeshme.

Të shumta ishin urimet për ish-sulmuesin holandez, i cili ka luajtur me klube si Feyenoord, Arsenal, Manchester United dhe Fenerbahce.

Te “Djajtë e Kuq” kaloi tre sezone (2012-2015), duke ia dalë të fitojë Premier League dhe FA Cup.

Klubi anglez ka uruar Van Persie në faqen zyrtare.

“I dërgojmë Robin Van Persie urimet tona për ditëlindjen e 38-të“, teksa e veçantë ishte përgjigja e ish-goleadorit të njohur (102 ndeshje dhe 50 gola me Holandën).

“Ju lutem, zyrtarizoni Leo Messin“, shkroi Van Persie, duke ftuar ish-klubin e tij që të transferojë yllin argjentinas në mitikun “Old Trafford”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat