Largimi i Messit prek legjendat e Barcelonës

Futboll

Largimi i Messit prek legjendat e Barcelonës

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 11:45
Largimi i Messit prek legjendat e Barcelonës

Ish-kapiteni legjendar i Barçës, Karles Pyjol, nuk harroi të postonte në “Twitter” disa fjalë për Lionel Mesin i cili të enjten u largua nga Barça.

“Faleminderit për gjithçka Leo. Nuk mund të të falënderojmë kurrë mjaftueshëm për atë çfarë na ke dhënë. Të uroj më të mirën kudo që të shkosh”, shkruan spanjolli.

Edhe ish-mesfushori katalanas, Ksavi, reagoi duke thënë: “Si një katalanas, mik dhe koleg mundet vetëm të falënderoj për atë çfarë ke dhënë gjatë këtyre viteve. Më të mirën për ty kudo që të luash”.

Kujtojmë që Mesi ka kaluar një kohë të gjatë në fushë me të dy lojtarët duke fituar edhe shumë trofe me Barcelonën së bashku me Pyjolin dhe fantazistin Ksavin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat