Kapitenët legjendarë të "El Classico-s" që pritet të bëhen shokë ekipi

Futboll

Kapitenët legjendarë të "El Classico-s" që pritet të bëhen shokë ekipi

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 12:34
Kapitenët legjendarë të "El Classico-s" që pritet të bëhen shokë ekipi

Zënka, shtyrje, përplasje, faulle, kartonë të kuq, gjakosje e ofendime, janë skenat që kemi parë prej më shumë vitesh në përballjet e Lionel Messi-t dhe Sergio Ramos.

Duke qenë kapitenë të dy ekipeve që përbënin ndeshjen më të famshme në botë, "El Classico-s" spanjolle, nuk kishte si të ndodhte ndryshe. 

Secili mbrojti fanellën me gjak për gjatë këtyre viteve në mesin e polemikave, fitoreve e humbjeve. 

Tensionet nuk mungonin në asnjë 90-minutësh, ku pjesë ishin këta dy lojtarë, duke qenë se dhe detyrë kishin të ishin përballë njëri-tjetrit, njëri sulmues e tjetri mbrojtës. 

Momentet e përplasjeve të tyre janë bërë virale shpesh në rrjetet sociale. Të gjithëve u kujtohet kur Sergio Ramos u "çmend" në vitin 2010 kur Real Madrid humbi 5-0 ndaj Barcelonës, dhe ai bëri një ndërhyrje katastrofike ndaj Messi-t, që u pasua me një sherr masiv, duke goditur, Puyol e Xavi-n. 

Këtë e plot herë të tjera kemi parë shkëmbime të zjarrta mes spanjollit dhe argjentinasit. 

Një tjetër rast, Messi ofendon Ramos-in nga e ëma, kur ai nuk i jep topin në dorë, shkruan gazeta shqip.

Megjithatë destinacioni i Leo-Messit me shumë gjasë pritet të jetë Paris Saint Germain, ku fati do të kryqëzojë sërish rivalët e përjetshëm, por kësaj radhe duke luajtur si shokë ekipi për të njëjtën fanellë. 

Shkëndijat e para u dhanë nga Sergio Ramos, i cili sapo u largua nga Real Madrid, pati fjalët më të mira për argjentinasin. 

"Gjithmonë kam thënë se Messi është ndër më të mirët në botë dhe se do doja ta kisha në ekip," u shpreh spanjolli.

Dhe pas kësaj menjëherë pas largimit të 6 herë fituesit të Topit të Artë nga Barcelona, Sergio Ramos filloi të ndjekë në rrjetet sociale argjentinasin, duke i bërë folloë në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat