Messi shpërthen në vaj: E ula pagën, por...

Futboll

Messi shpërthen në vaj: E ula pagën, por...

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 12:52
Messi shpërthen në vaj: E ula pagën, por...

Lionel Messi po e mban konferencën lamtumirëse nga Barcelona në stadiumin ku kaloi shumë vite, “Camp Nou”.

Ai e nisi me lot në sy konferencën, ndërsa në vazhdim të saj tregoi shumëçka rreth situatës së tij.

Ai tregoi se kishte pranuar ta ulë pagën për 50%, por që nuk kishte mjaftuar.

“Unë e ula pagën për 50%, por më thanë se as kjo nuk mjaftonte.

Dhe, pastaj nuk më kërkuan ulje tjetr. Laporta tha thjesht ishte e pamundur shkaku i borgjit dhe La Ligas. Barcelona nuk deshi t’i vazhdojë bisedimet.

Lajmet se Barcelona më kërkoi ulje prej 30% janë gënjeshtra” – tha Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat