Interi pranon 60 milionë paund, ylli zikaltër transferohet te Tottenham

Futboll

Interi pranon 60 milionë paund, ylli zikaltër transferohet te Tottenham

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 14:02
Lautaro Martinez

Teksa të gjithë po presin zyrtarizimin e transferimit të Romelu Lukakut nga Interi te Chelsea, kampionët e Italisë kanë humbur një tjetër lojtar të rëndësishëm.

Tottenham ka arritur akordin me zikaltrit për blerjen e Lautaro Martinez.

 Times shkruan se Spurs do të paguajnë 60 milion paund për kartonin e 23-vjeçarit argjentinas.

Një përforcim fantastik për Tottenham, që ka vendosur të mos shesë Harry Kane te Manchester City. Trajneri Nuno Espirito Santo do të kenë një treshë fantastike në sulm: Lautaro-Kane-Son.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat