​Frikë te Interi, gjiganti evropian vjen me ofertë të madhe për Lautaron

Futboll

​Frikë te Interi, gjiganti evropian vjen me ofertë të madhe për Lautaron

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 15:44
Lautaro Martinez

Largimi i Achraf Hakimit drejt Paris – Saint- Germain, që mund të pasohet me ikjen edhe të Romelu Lukakut drejt Chelseat mundtë mos jenë fundi i telasheve për drejtuesit e Interit e aq më tepër për tifozët e kësaj skuadra.

Mediat italiane dhe ato angleze sot po raportojnë për një ofertë të madhe nga Tottenhami për sulmuesin zikaltër Lautaro Martinez, përcjellë KosovaPress.

Sipas tabloidit britanik “The Times”, drejtuesit e skuadrës nga “White Heart Lane” ka ofruar 70 milion euro për Martinezin por që këto lajmë ende nuk janë të konfirmuara.

Interesim për Lautaron ka shprehur edhe Atletico Madridi por që kampioni i Italisë nuk e planifikon shitjen e tij.

Pas këtyre lajmeve ka reaguar edhe agjenti i sulmuesit argjentinas Alejandro Camano i cili ka deklaruar:

′′Lautaro është i lumtur te Interi dhe në Itali. Vendimi i tij është të qëndrojë. Ai kurrë nuk do të luftojë me Interin për t'u larguar nga klubi. Asnjëherë. Lautaro është lojtar i Interit dhe është i lumtur në Itali ", theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat