Lëndohet Aguero, nuk do të paraqitet sonte ndaj Juventusit

Futboll

Lëndohet Aguero, nuk do të paraqitet sonte ndaj Juventusit

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 16:25
Sergio Aguero

Sergio Aguero nuk e ka nisur mirë aventurën në Spanjë.

Barcelona do të përballet sonte me Juventusin në kuadër të “Gamper Cup” nga ora 21:30.

Gjiganti spanjoll ka bërë të ditur se në këtë ndeshje do të jetë pa dy futbollistët Clement Lenglet dhe Sergio Aguero.

Ndërkohë nga lëndimi është rikthyer Philippe Coutinho.

Lenglet ka një problem në gjurin e tij të djathë, dhe nuk ka një datë të caktuar se kur do të rikthehet.

Në anën tjetër Aguero ka një dëmtim të këmbës së djathë, dhe do t’i nënshtrohet testeve tjera për të zbuluar shkallën e saktë të dëmtimit.

Kështu sulmuesi nuk do të mund të debutoj sonte me fanellën e “Blaugranëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat