Manchester City, tre titullarë janë në merkato

Futboll

Manchester City, tre titullarë janë në merkato

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Manchester City mund të humbë këtë verë tre titullarë të rëndësishëm të viteve të fundit. Edhe kampionët e Anglisë duhet t’i rregullojnë bilancet, pasi shpenzuan 100 milion sterlina për transferimin e Jack Grealish.

Gjithashtu po tentojnë të blejnë edhe Harry Kane nga Tottenham dhe fatura sigurisht që do të jetë e “majme”. Nisur nga zhurma e merkatos, tre titullarë kanë bërë gati vaslixhet.

Njëri është mbrojtësi Aymeric Laporte, që City e bleu nga Athletic Bilbao si një përforcim të bujshëm për prapavijën.

Tjetri është mesfushori Bernardo Silva, i cili mund të lakmohet nga shumë klube të mëdha. I treti është sulmuesin brazilian, Gabriel Jesus, për të cilin gjithashtu ka treg. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat