Lajm i keq, shkaku i lëndimit Aguero do të mbetet jashtë fushave deri në nëntor

Futboll

Lajm i keq, shkaku i lëndimit Aguero do të mbetet jashtë fushave deri në nëntor

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 11:01
Sergio Aguero

Sergio Aguero nuk e ka nisur mbarë aventurën e tij te Barcelona.

Aguero nuk u paraqit mbrëmë në ndeshjen e trofeut Gamper që Barcelona e zhvilloi kundër Juventusit.

Klubi spanjoll para ndeshjes përmes një komunikate bërë të ditur lëndimin e sulmuesit, por nuk dhanë datë se kur mund të rikthehet.

Megjithatë ai është parë duke ecur me vështirësi mbrëmë, gjë që ka shtuar ‘frikën’ e drejtuesve të klubit.

Sipas gazetarit të RAC1, Gerard Romero, 33-vjeçari do të mbetet jashtë fushave shkaku i lëndimit deri në nëntor.

Lajm aspak i mirë ky për “Blaugranët” që po përballen me probleme të shumta kohëve të fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat