Chelsea dëshiron ta inkuadrojë klauzolën e ri-blerjes në rast se Abraham shkon tek Roma

Futboll

Chelsea dëshiron ta inkuadrojë klauzolën e ri-blerjes në rast se Abraham shkon tek Roma

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 17:26
Chelsea dëshiron ta inkuadrojë klauzolën e ri-blerjes në rast se Abraham shkon tek Roma

Tammy Abraham është afër transferimit tek Roma.

Sipas Goal Italia, Roma është shumë afër të marrë shërbimet e sulmuesit të Chesleat, Tammy Abraham pas largimit të Edin Dzekos tek Interi.

Mirëpo, londinezët nuk dëshirojnë ta shesin sulmuesin e tyre pa e pasur mundësinë ta rikthejnë në të ardhmen atë në “Stamford Bridge”.

Artikulli sugjeron që palët janë afër një marrëveshje rreth 40 milionë funte, por Cheslea po dëshiron ta inkuadrojë në marrëveshje një klauzolë që lejon ri-blerjen e tij në rast se dëshirojnë ta rikthejnë atë në të ardhmen.

Tiago Pinto ka qëndruar në Londër sot ku Cheslea ka pranuar ofertën prej 40 milionë eurove, madje edhe Jose Mourinho kishte folur personalisht me sulmuesin anglez për ta bindur atë të transferohet në “Stadio Olimpico”.

Neser do të ketë edhe një takim ndërmjet Pintos dhe drjetuesve të Chesleat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat