Werderi vazhdon interesimin për Lirim Kastratin

Futboll

Werderi vazhdon interesimin për Lirim Kastratin

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 18:12
Werderi vazhdon interesimin për Lirim Kastratin

Lirim Kastrati vazhdon të mbetet një objektiv i Werder Bremenit për repartin ofensivë.

Skuadra gjermane që tanimë ka rënë në Bundesliga 2 është shumë e interesuar të nënshkruajë me Kastratin.

Mirëpo deri më tani Dinamo Zagreb i ka refuzuar tri oferta të klubit gjerman.

Klubi gjerman dëshiron huazimin e tij pa të drejtë blerje, por Dinamo kërkon vetëm shitjen e lojtarit.

Kroatët tanimë i kanë bërë të qartë Werderit se nëse duan Lirim Kastratin duhet të paguajnë dy milionë euro.

Edhe shefi i Bremen, Clements Fritz e ka konfirmuar se janë në bisedime.

“Çështja është ende e hapur dhe mund të ketë lëvizje gjatë ditëve në vazhdim”, ka thënë ndër të tjera Fritz për Bild.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat