​Bodo/Glimt – Prishtina, bardhekaltërit kërkojnë play-off-in e Ligës së Konferencave

Futboll

​Bodo/Glimt – Prishtina, bardhekaltërit kërkojnë play-off-in e Ligës së Konferencave

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 09:15
Foto

Kampioni i Kosovës në futboll do të kërkojë që ta vazhdojë ëndrrën evropiane duke kaluar edhe një hap më tutje në Ligën e Konferencave.

Klubi nga kryeqyteti i Kosovës sonte do të ballafaqohet me skuadrën norvegjeze Bodo/Glimt në ndeshjen kthyese pas asaj që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Prishtina triumfoi në ballafaqimin e parë me rezultat 2-1 me golat e realizuar nga Otto John, dhe Lode (autogoll), kurse për mysafirët golin e vetëm e shënoi Berg në minutën e 11’ të asaj ndeshjeje.

Në rast se Prishtina arrin që ta eliminojë skuadrën norvegjeze, atëherë do të luajë në play-off-in e Ligës së Konferencave.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Aspmyra Stadion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat