Foden: Më dhemb

Futboll

Foden: Më dhemb

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 11:27
Foden: Më dhemb

Phil Foden ka konfirmuar për Sky Sports UK se do të jetë larg fushave [ër tre ose katër javë për shkak të një dëmtimit të pësuar në këmbë në stërvitje me kombëtaren angleze.

Një problem që një muaj më parë e ka detyruar të humbë finalen e Euro 2020 kundër Italisë:

“Shpresoj të mund të kthehem të luajë shumë shpejt. Më dhemb akoma pak, ka qenë për të ardhur keq që ka ndodhur para finales së Europianit, por po punoj shumë në palestër”, ka thënë Foden.

“Mbaj mend se kam folur me trajnerin kur jam dëmtuar dhe kam shpërthyer në lot, isha i shkatërruar për shkak të dëmtimit. Por doja vetëm që skuadra të fitonte, është për të ardhur keq që nuk ia dolëm”, ka shtuar ylli i City-t.

“Duhet të jemi krenar për veten, për atë që kemi bërë, kemi shkruar historinë duke shkuar në finale dhe kjo eksperiencë mund të na ndihmojë për Kupën e Botës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat