Inter fillon bisedimet me Martinezin

Futboll

Inter fillon bisedimet me Martinezin

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 15:55
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez duket se do të mbetet në Itali.

Martinez është lidhur së fundmi me një largim nga Interi.

Interesim të fortë për sulmuesin ka shfaqur Tottenhami, por duket se ai është i kënaqur me ekipin ‘zikaltër’.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, drejtuesit e klubit italian do të nisin javën e ardhshme bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit për vazhdimin e kontratës.

Agjenti i sulmuesit Alejandro Campano poashtu ka konfirmuar se klienti i tij nuk do të largohet pasi është i lumtur në Itali dhe së shpejti do të mund të nënshkruajë kontratën e tij të re.

23-vjeçari, ka kontratë aktuale me ‘Nerazzurët’ deri në qershor të vitit 2023, dhe pritet ta rinovojë atë edhe për tre vite të tjera deri në 2026. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat