Van Dijk do të mbetet edhe për shumë vite pjesë e Liverpoolit

Futboll

Van Dijk do të mbetet edhe për shumë vite pjesë e Liverpoolit

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 11:27
Van Dijk do të mbetet edhe për shumë vite pjesë e Liverpoolit

Virgil Van Dijk do të mbetet edhe për shumë vite pjesë e Liverpoolit.

Qendërmbrojtësi holandez i ka qëndruar besnik skuadrës nga Anfield, duke zgjatur kontratën e tij.

30-vjeçari do të mbetet te The Reds deri në verën e vitit 2025.

“E mahnitshme. Është diçka për të cilën jam shumë krenar me këtë kontratë të re. Bashkëshortja ime dhe fëmijët e mi gjithashtu janë krenar që do të jem gjatë këtu”, tha Van Dijk për faqen zyrtare të klubit.

“E gjithë puna e madhe që kemi bërë deri më tani do të vazhdoj dhe mezi pres që e ardhmja ime të jetë së bashku me Liverpoolin.

Vërtetë jam i lumtur dhe krenar”, deklaroi mbrojtësi holandez.

Van Dijk u bashkua me Liverpoolin në janar të vitit 2018 dhe ai shpëjt është bërë një shtyll në mbrojtjen e skuadrës nga Jurgen Klopp, transmeton Telegraf.

Kapiteni holandez ka zhvilluar 130 ndeshje zyrtare me klubin, duke shënuar 13 gola, derisa ka fituar Ligën e Kampionëve, Ligën Premier, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat