Autori i golit të dytë kundër Laçit: Këto janë ndeshje argëtuese

Futboll

Autori i golit të dytë kundër Laçit: Këto janë ndeshje argëtuese

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 12:06
Autori i golit të dytë kundër Laçit: Këto janë ndeshje argëtuese

Yari Verschaeren ishte autori i golit të dytë në takimin e sotëm kundër Laçit.

Futbollisti i Anderlecht ka dhënë një prononcim për “Nieësblad“, ku shpjegon mënyrën sesi arriti të realizonte në portën e kurbinasve. Sipas tij ndeshje të tilla janë argëtuese për shkak se kanë fituar në përballjen e parë 3-0.

Megjithatë Verschaeren kërkon më tepër nga vetja, teksa mendon se për momentin ka arritur vetëm 80% të formës së tij.

“Mezi po e prisja dhe shënova një gol: mirë. Pashë hapësirën dhe fillova të ecja. E mora topin mirë në këmbë dhe kisha shpejtësi të mjaftueshme për të dribluar portierin. Këto janë ndeshje argëtuese, veçanërisht nëse fiton ndeshjen e parë 3-0.

Pastaj mund të kontrolloni. E kam nisur mirë sezonin, por akoma më duhet të forcohem fizikisht. Unë jam në 80 përqind dhe mund të bëj edhe më mirë. Ne gjithashtu do të rritemi si një ekip. Sa më gjatë të luajmë së bashku, aq më mirë do të bëhemi”, ka deklaruar Yari Verschaeren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat