Abraham vazhdon të mbajë pezull Romën

Futboll

Abraham vazhdon të mbajë pezull Romën

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 14:17
Abraham vazhdon të mbajë pezull Romën

Tammy Abraham vazhdon të mbajë pezull Romën dhe Jose Mourinho-n, duke parë se nuk janë bërë hapa përpara pas takimit të djeshëm mes Tiago Pinto-s dhe menaxherit të tij.

Lojtari preferon të qëndrojë në Londër, ku tani janë vënë në gjurmët e tij Tottenham dhe Arsenal.

Sulmuesi tani i ka kërkuar Roma-s një rrogë prej 5 milionë eurosh në sezon plus bonuse, sipas Gazzetta dello Sport.

Për drejtuesin e verdhekuqve nuk është më vetëm një negociatë, por edhe një çështje parimi, sepse do të ishte e vështirë të pranohej të kthehej me duar bosh nga Londra me një ofertë 45 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat