Abraham llogaritet si opsioni i parë

Futboll

Abraham llogaritet si opsioni i parë

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 20:24
Abraham llogaritet si opsioni i parë

Klubi italian ka shprehur interesim për Tammy Abraham.

Nga Roma është shumë afër të largohet Edin Dzeko i cili karrierën pritet ta vazhdojë te Interi.

Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit italian të hidhen në sulm për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Sipas ‘Sky Sport’, Tammy  Abraham llogaritet si opsioni i parë për italianët të cilët kanë nisur bisedimet me Chelsean për transferimin e tij.

Roma është e gatshme të ofrojë rreth 40 milionë euro për futbollistin, i cili ende nuk ka vendosur për këtë opsion.

Thuhet se trajneri Jose Mourinho e do me çdo kusht në ekip yllin e “The Blues”

Interesim për sulmuesin ka shprehur edhe Arsenali dhe pritet një garë shumë e fortë mes dy klubeve për nënshkrimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat