17-vjeçari habit Messin me deklaratën e tij

Futboll

17-vjeçari habit Messin me deklaratën e tij

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 13:11
17-vjeçari habit Messin me deklaratën e tij

Lionel Messi është përballur me një diçka të pazakontë gjatë stërvitjes së tij me PSG. Kur të gjithë prisnin ndonjë batuta nga yjet e PSG-së apo nga rivali i tij në Spanjë, Sergo Ramos ao Mbappe, e papritura ka ardhur pikërisht nga një 17-vjeçar, pjesë e ekipit parizien.

Ismael Gharbi. 17-vjeç, u prezantua me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë me shefin e PSG-së Mauricio Pochettino në krah.

"Nëse keni nevojë për ndonjë gjë, unë jam këtu," i tha Gharbi Messit në spanjisht të përsosur.

Pasi të dy shtrënguan duart, Messi e përqafoi lojtarin më të ri në moshë dhe me të ardhmen të PSG -së ndërsa Pochettino e lavdëroi me një buzëqeshje. "Sa mirë, ai është një yll," tha Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat