Wolfsburgu mezi fiton! Mehmedi pak minuta lojë

Futboll

Wolfsburgu mezi fiton! Mehmedi pak minuta lojë

Nga: K.G. Më: 14 gusht 2021 Në ora: 17:25
Wolfsburgu mezi fiton! Mehmedi pak minuta lojë

Skuadra e Wolfsburgut mezi e ka mposhtur me rezultat 1:0 Bochum-in, në ndeshjen e javës së parë të Bundesliga I.

Vendasit patën edhe një penallti, por dështuan kur Weghorst nuk ishte i saktë në minutën e 5-të.

I njëjti futbollist, Weghorst, përmirësoi gabimin dhe shënoi në minutën 22-të.

Duhet theksuar se Bochum nga minuta e 4-të u paraqit me një futbollist e pak, kur Tesche u përjashtua me karton të kuq.     

Në minutën e 87-të, Admir Mehmedi u aktivizua dhe iu gëzua fitores së Wolfsburgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat