Scaroni: E vështirë të flasim për të ardhmen

Futboll

Scaroni: E vështirë të flasim për të ardhmen

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 13:20
Scaroni: E vështirë të flasim për të ardhmen

Paolo Scaroni, presidenti i Milan-it, ka folur edhe për projektin e Super League në një intervistë të dhënë për Corriere della Sera:

“Më duket se nismëtarët, veçanërisht Real Madrid, nuk kanë ndërmend të dorëzohen, edhe për shkak të vendimit të gjykatës së Madridit që i ka mbrojtur nga ndëshkimet e UEFA-s”, ka thënë presidenti i kuqezinjve.

“Imagjinoj se janë gati të bëjnë disa ndryshime, të kërkojnë një kompromis me UEFA-n, por besoj se për ata një projekt i tillë ka akoma shanse. Projekti nuk ekziston më për Milan-in”, ka siguruar Scaroni.

“E vështirë të flasim për të ardhmen, varet shumë nga qëndrimi që do të mbajnë institucionet si UEFA dhe nga ajo që do të thonë tifozët. Megjithatë, çdo projekt duhet të miratohet nga të gjitha palët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat