Bellerin e dëshiron largimin nga Arsenali

Futboll

Bellerin e dëshiron largimin nga Arsenali

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 12:10
Hector Bellerin

Hector Bellerin ka shprehur dëshirën e tij për tu larguar nga Arsenali këtë verë.

Mbrojtësi i djathtë ka edhe dy vite kontratë me klubin londinez, dhe e dëshiron me çdo kusht largimin nga Arsenali.

‘TheAthletic’ raporton se spanjolli është i determinuar që të largohet nga klubi këtë verë dhe ai ndihet i frustruar pasi klubi deri tani nuk po e lejon largimin e tij.

Dy alternativa për një zëvendësues të mundshëm të spanjollit janë Kieran Trippier dhe Emerson Royal i Barcelonës.

Arsenal do të ishte e hapur që të shkëmbente kokë më kokë lojtarët Bellerin dhe Emerson, me Barcelonën, megjithatë ende nuk janë mbajtur diskutime mes dy klubeve.

Spanjolli është pjesë e Arsenal që nga sezoni 2013-14, gjersa debutimin e tij me klubin e bëri një sezon më pas.

Ai ka 239 paraqitje me klubin londinez në të gjitha garat, teksa ka realizuar 9 gola e regjsitruar 29 asistime, sipas ‘TransferMarkt’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat