Agjenti: Lautaro dëshiron të qëndrojë, i beson projektit të Interit

Futboll

Agjenti: Lautaro dëshiron të qëndrojë, i beson projektit të Interit

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 19:28
Lautaro Martinez

Agjenti i Lautaro Martinez, sërish ka diskutuar për të ardhmen e argjentinasit.

Martinez është i lidhur me largimin nga Inter, por sipas agjentit kjo nuk do ndodh këtë verë.

Agjenti konfirmoi prapë që këtë të mërkurë do bisedojnë me bordin dhe se lojtari është i gatshëm të qëndrojë në “Giuseppe Meazza”.

“Lautaro dëshiron të qëndrojë të Inter, i beson projektit dhe dëshiron të fitojë”.

“Do takohem me bordin e Interit të mërkurën dhe do bisedojë për situatën e kontratës. Klubet e Premierligës e duan, por është i gatshëm të qëndrojë”, tha ai për FcInterNews.

Ndërkohë, Tottenham kishte ofruar 75 milionë euro muajin që lamë pas, por u mohua nga skuadra milanese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat