Situata nuk e ka penguar aspak...

Futboll

Situata nuk e ka penguar aspak...

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 16:01
Situata nuk e ka penguar aspak...

Një ditë më parë u tha se takimi i fundit mes menaxherit të Lorenco Insinjes dhe Aurelio de Laurentisit kishte shkuar aq keq, saqë lojtari mendonte të nisej drejt Milanos për të mbyllur një marrëveshje me Interin ku e prisnin 7 milionë euro në sezon për katër vite.

Me merkaton në kulmin e saj, ndryshimet janë në rend të ditës dhe kështu ka ndodhur me kapitenin e Napolit. Sipas mediave italiane, Lorenco Insinje ka gjetur akordin për të rinovuar kontratën e cila i skadon pas 10 muajsh. Për 31- vjeçarin një kontratë “e përjetshme”, por me disa kushte.

Kujtojmë se sulmuesi përfiton aktualisht 4 milionë euro në sezon dhe kërkonte rritje rroge, ndërkohë që presidenti i ofronte “vetëm” 3 milionë në sezon.

Këtu ndodhi edhe përplasja e cila, me sa duket, nuk do të ketë pasoja fatale e aq më tepër nuk do të shoqërohet nga largime dhe polemika. Insinje do të nënshkruajë së shpejti një akord të ri me Napolin, teksa nuk dihet ende aspekti ekonomik i çështjes.

Ndërkohë, situata nuk e ka penguar aspak menaxherin e lojtarit, Vinçenco Pizakane, të vijojë punën e tij. Në fakt, ai pritet të udhëtojë drejt Milanos për të njohur më imtësisht kushtet e Interit.

Nëse mes Insinjes dhe De Laurentisit ndodh ndonjë ftohje tjetër, menaxheri do të ishte më se i lumtur ta shoqëronte të asistuarin e tij te zikaltrit, ku nëse do të mbërrinte si lojtar i lirë, do të kishte 7 milionë euro përfitim në momentin e firmës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat