​Interi shumë afër rinovimit të kontratës me Lautaro Martinez

Futboll

​Interi shumë afër rinovimit të kontratës me Lautaro Martinez

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 16:59
Lautaro Martinez

Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez dhe Interi janë në bisedime intensive për zgjatjen e kontratës.

Sipas “Sky Sport Italia”, takimi i parë ndërmjet agjentit të lojtarit dhe kampionëve të Italisë ka shkuar shumë mirë dhe palët janë afër arritjes së një marrëveshje për rinovimin e kontratës edhe për pesë vitet e ardhshme.

Takimi ishte planifikuar para disa javësh dhe u realizua të mërkurën dhe Gianluca Di Marzio njofton se palët janë shumë afër marrëveshjes së re.

Kontrata aktuale e Lautaros skadon në qershorin e vitit 2023 dhe ka vlerën prej 2.5 milioën euro në sezon që nga viti 2018 kur lojtari erdhi nga skuadra argjentinase Racing Avellaneda.

Që nga atëherë, Martinez ka fituar titullin kampion me Interin dhe Kupën e Amerikës më Argjentinën si rezultat i të cilave Interi mori oferta deri në 90 milionë euro nga Tottenhami dhe Atletico Madridi por të cilat i refuzoi.

Me kontratën e re Martinez pritet të përfitojë gjashtë milionë euro për pesë vitet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat