Milani në gjurmët e Berardit

Futboll

Milani në gjurmët e Berardit

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 11:56
Milani në gjurmët e Berardit

Interesi i Milanit për Domeniko Berardin nuk ishte i pabazë. Siç raportohet nga “Sportmediaset”, kapiteni i Sasuolos thuhet të ketë kërkuar largimin, mundësisht gjatë kësaj merkatoje.

Diçka e tillë nuk përbën problem për klubin që ka në dorë një kontratë deri në vitin 2024.

Dëshira e 27-vjeçarit mund të realizohet, sipas drejtuesve, por me kusht që në seli të mbërrijë një ofertë prej të paktën 30 milionë eurosh.

Siç e konfirmon transferimi i Lokatelit, Sasuolo është një vitrinë e kushtueshme, megjithatë te Milani do të punojnë deri në fund të merkatos për të siguruar shërbimet e kampionit të Europës me Italinë e Roberto Mançinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat