Lewandowski nuk largohet nga Bayerni

Futboll

Lewandowski nuk largohet nga Bayerni

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 13:34
Lewandowski nuk largohet nga Bayerni

Robert Lewandowski nuk do të largohet nga Bayerni i Mynihut. Në merkaton e verës, emri i polaku u përfol shpesh duke e lidhur kryesisht me Premier League-n, ku Chelsea dukej klubi më i interesuar.

Sipas mediave në Gjermani, edhe vetë Lewandowski nuk ishte kundër një transferimi diku tjetër, duke qenë që me fanellën e Bayernit ka fituar gjithçka, por tashmë gjithnjë duke iu referuar mediave gjermane ai nuk do të lëvizë nga bavarezët dhe do të respektojë kontratën që i përfundon në vitin 2023.

Bayerni e vlerëson rreth 128 milionë euro kartonin e 32-vjeçarit, megjithatë, pavarësisht çmimit që i është vendosur sulmuesit, klubi nuk ka ndërmend të privohet nga ai.

Situata mund të ndryshojë verën e ardhshme, sepse atëherë Lewandowskit do t’i mbetet vetëm 1 vit në kontratë dhe kampionët e Gjermanisë mund ta mendojnë shitjen, por në këtë sesion të merkatos duket se gjithçka është vendosur për qëndrimin në Mynih të “bomberit” polak.

Robert Lewandowski mbërriti te Bayerni në vitin 2014 dhe deri më tani në 331 ndeshje ka shënuar plot 278 gola, teksa ishte vendimtar edhe në sfidën e fundit që “Die Rotten” zhvilluan ndaj Dortmundit për Superkupën e Gjermanisë, aty ku sulmuesi realizoi dy gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat