Lazio zhbllokon merkaton, zyrtarizon Elseid Hysajn dhe dy të tjerë

Futboll

Lazio zhbllokon merkaton, zyrtarizon Elseid Hysajn dhe dy të tjerë

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 20:43
Elseid Hysaj

Ishte thjeshtë formalitet zyrtarizimi i Elseid Hysajt pasi mbrojtësi shqiptar prej kohësh stërvitet dhe është efektivisht një lojtar i Lazios.

Por sot, klubi bardhekaltër të cilit i ishte bllokuar merkato për mungesë likuiditeti, ka zyrtarizuar goditjet e merkatos pasi presidenti Lotito mbushi arkën me 10 mln Euro duke kthyer normalitetin në skuadër.

Rrjedhimisht edhe Lazio njoftoi sot zyrtarisht se Hysaj, Felipe Anderson dhe Romero janë lojtarë bardhekaltër dhe përforcimet e skuadrës këtë verë.

Sot ishte afati i fundit për të dorëzuar emrat me skuadrën që do të luajë në javën e parë të Serisë A ndaj dhe Lotito nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ofronte garanci financiare që edhe skuadra të ishte e plotë për ndeshjen e parë ndaj Empolit ku Hysaj do të jetë titullar i padiskutueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat