Vllaznia eliminon Ferencvaros! Duka: Krenar për vajzat kuqeblu!

Futboll

Vllaznia eliminon Ferencvaros! Duka: Krenar për vajzat kuqeblu!

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 11:05
Vllaznia eliminon Ferencvaros! Duka: Krenar për vajzat kuqeblu!

Vllaznia nga Shkodra për femra e ka nisur aventurën e saj në UEFA Women’s Champions League me këmbën e mbarë. Kampionia e Shqipërisë arriti të kualifikohej për në fazën tjetër të këtij kompeticioni të rëndësishëm pasi arriti të eliminojë Ferencvaros. Koha e rregullt dhe shtesa u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa nga pika e bardhë e penalltive ishin më të sakta vajzat shqiptare, duke fituar me rezultatin 3-1.

Menjëherë pas kësaj arritje historike ka reaguar edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili përmes një statusi në Facebook vlerësoi këtë arritje të jashtëzakonshme të Vllaznisë dhe futbollit të femrave në Shqipëri.

Sipas tij, investimi që FSHF është duke bërë te klubet e vajzave çdo vit, vazhdon të sjellë suksese dhe emocione të mëdha, duke konfirmuar rritjen cilësore.

“Krenar për ju vajza, krenar për Vllazninë! Një mbrëmje e madhe për futbollin e femrave, me Vllazninë që arriti një kualifikim të merituar për në fazën play off të UEFA Women’s Champions League, pasi mundi kampionen e Hungarisë, Ferencváros.

Një arritje e jashtëzakonshme e vajzave kuqeblu, si edhe e futbollit të femrave në Shqipëri. Investimi që jemi duke bërë te klubet e vajzave çdo vit, vazhdon të sjellë suksese dhe emocione të mëdha, duke konfirmuar rritjen cilësore. Uroj dhe shpresoj që ky sukses të pasohet nga të tjera arritje dhe Vllaznia tani të arrijë fazën e grupeve. Do të ishte padiskutim një arritje e merituar për ato vajza dhe atë klub që prej vitesh kanë bërë një punë të mrekullueshme.

Urimet më të përzemërta për Presidentin Matlija, stafin teknik, lojtaret e mrekullueshme të klubit shkodran. Jeni burim frymëzimi dhe krenaria për ne dhe çdo vajzë që dëshiron të ndjekë rrugën magjike të futbollit”, – tha Presidenti Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat