Moratti: Isha në dhomat e zhveshjes

Futboll

Moratti: Isha në dhomat e zhveshjes

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 12:51
Mourinho

Massimo Moratti vijon me të tjera “seri”, duke shkundur pluhurin e harresës.

“Interi nuk ju lë në gjendje të qetë asnjëherë, ju gjithmonë keni diçka të re me të cilën duhet të dini të përballeni dhe të gjallëroni jetën tuaj. E takova në fund të lojës dhe e pyeta: Çfarë nuk shkoi si duhet?

Për mua ishte një situatë, e pabesueshme. Dhe pastaj mendova se nuk mund të rrezikoja, të isha i papërgatitur nëse një krizë e këtij lloji do t’i ndodhte përsëri, sepse duhej të kishte pasur një arsye për atë natë. Isha në dhomat e zhveshjes me Branca dhe Oriali, ata më propozuan një emër, por për mua emri ishte njëshi: Jose Mourinho.

Ne e telefonuam atë me qartësinë se nuk kishte asgjë përfundimtare, vetëm për t’i thënë se do të ishim të interesuar nëse donte të drejtonte Interin. Në fund të sezonit mund t’i jepnim një përgjigje përfundimtare.

Përgjigja e tij ishte: Thuaji presidentit se tani e tutje ndihem si trajner i Interit”, ka thënë Moratti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat