Garsia: Laporta më ndryshoi kontratën

Futboll

Garsia: Laporta më ndryshoi kontratën

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 17:13
Garsia: Laporta më ndryshoi kontratën

Erik Garsia, titullar surprizë dhe i suksesshëm në ndeshjen kundër Sociedadit (rikuperoi 7 topa dhe nuk humbi asnjë në 80 ndërhyrje), ka dhënë një intervistë për gazetën “Mundo Deportivo” dhe e pranon që duhet të rifliste për kontratën që kishte firmosur më parë me Barcelonën.

“Erdhi një president i ri në klub dhe duhet që të flisnim sërish. Është e vërtetë që pata ulje të rrogës. Unë nuk isha i përfshirë në situatën e kontratës dhe menaxheri im po merrej me të. Në fund arritëm marrëveshjen që të largoheshim, sepse nuk po luaja sa duhet. Barcelona ishte një mundësi e mirë dhe u riktheva në shtëpi për të shkëlqyer”, ka thënë mbrojtësi. Në intervistë, ankohet për faktin që nuk luajti dot me Lionel Mesin.

“Kisha iluzion të flisja me të. Doja shumë të luaja, por kjo nuk ndodhi. I tillë është futbolli. Fanella? Pyjol ishte idhulli im dhe kam parë një foto të tijën me fanellën 24. Për këtë arsye e mora, por edhe sepse ishte e lirë. Pike? Shpresoj që të kem një karrierë si ai. Është një mbrojtës i madh dhe ka fituar shumë trofe.

Dua të mësoj prej tij gjatë kësaj kohe”, vazhdoi më tej mbrojtësi i katalanasve. Spanjollin foli edhe për Serxho Agueron dhe i siguroi tifozët se është një lojtar i madh. “Duhet të mos kemi dyshime për këtë. Aguero është një lojtar i madh dhe një goleador i lindur. Do të na ndihmojë shumë këtë sezon dhe jam i bindur që do të bëjë mjaft mirë”, tha mes të tjerash Erik Garsia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat