Në prag të së pamundurës

Futboll

Në prag të së pamundurës

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 12:15
Në prag të së pamundurës

Në prag të së pamundurës, gjithmonë mund të përpiqesh, me krenari, të arrish atje ku do. Mund të kesh nevojë për ide, guxim, por mbi të gjitha një dozë masive personaliteti. Luciano Spalletti mori të kaluarën e tij, plot njohuri që e pasuron, e futi në një shishe dhe e hodhi në pafundësinë e merkatos deri në Barcelonë.

Ëndrrat ndonjëherë duhet të hipin mbi valë anormale dhe, meqenëse mundesh, pse të mos provosh.

Miralem Pjanic ka një të ardhme të mbështjellë me shumë mistere. Boshnjaku ndodhet në një labirint, prej nga po mundohet ta nxjerrë edhe ish-trajneri i tij te Roma. Luciano Spalletti e mori në telefon, duke menduar për të: “A do të donit të vinit te Napoli…”

Edhe para se biseda të kthehej në negociatë, reflektimet e palëve ishin të nevojshme, sepse është tmerrësisht e vërtetë që historia, në madhështinë e saj, është komplekse. Pjanic, i cili është pa hapësira te Barcelona (30 ndeshje, por në realitet 1295 minuta lojë), u befasua dhe u tundua nga mundësia.

Sidoqoftë, paga që merr në “Camp Nou” nuk i sigurohet nga askush. Prandaj mëdyshjet e boshnjakut janë të mëdha. Mes parave dhe aktivizimit duhet të zgjedhë shpejt, sepse fundi i gushtit dhe mbyllja e merkatos nuk janë larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat