Ronaldo ulet në stol te Juventusi

Futboll

Ronaldo ulet në stol te Juventusi

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 18:09
Ronaldo ulet në stol te Juventusi

Juventusi do të nis Serinë A në ditën e sotme ndaj Udinezes në transfertë.

Bardhezinjtë duhet të fitojnë pa Kristiano Ronaldon, me yllin portugez që ndodhet në stol.

Në formacionin titullar, Ronaldo gjendej në pankinë dhe kjo jo për arsye dëmtimi apo taktike e trajnerit.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, vetë Ronaldo ka kërkuar te tekniku i Juventusit që ta lërë në stol.

Kjo pasi futbollist ka në plan që të largohet përfundimisht nga bardhezinjtë në ditët e ardhshme dhe nuk është i fokusuar më tek ta. Por problemi kryesor qëndron në faktin se te klubi italian nuk ka oferta zyrtare për Ronaldon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat