Camavinga mund ta ketë luajtur ndeshjen e fundit me Renne

Futboll

Camavinga mund ta ketë luajtur ndeshjen e fundit me Renne

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 09:41
Eduardo Camavinga

E ardhmja e Eduardo Camavingas deri tani ka qenë e paqartë, pasi lojtari ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.

Në shumë media të ndryshme, raportohet se Camavinga mbrëmë me Rennes luajti ndeshjen e fundit për klubin e tij, pasi francezi do të largohet.

Real Madrid, Manchester United dhe PSG kanë qenë të interesuara deri tani për shërbimet e të talentuarit francez, mirëpo klubi i Rennes kërkonte mbi 80 milion euro për të.

Sidoqoftë tani pasi lojtari ka hyrë në vitin e fundi të kontratës me klubin francez, Rennes duket se e ka liruar çmimin e tij dukshëm, për të mos e humbur me parametra zero sezonin e ardhshëm.

Sipas të përditshmes franceze ‘L’Euqipe’, klubi francez po i kërkon 30 milion euro për skuadrat që duan shërbimet e mesfushorit francez.

Merkato është e hapur edhe tetë ditë në Europë, dhe lojtari është i hapur për t’u larguar në këto ditë të fundit të merkatos, sipas Fabrizio Romanos.

Mbetet të shihet në vazhdim cila do të jetë e ardhmja e lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat