Trajneri i Ferencvaros largon Myrto Uzunin nga 11-metrat

Futboll

Trajneri i Ferencvaros largon Myrto Uzunin nga 11-metrat

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 16:02
Trajneri i Ferencvaros largon Myrto Uzunin nga 11-metrat

Ferencvaros do të luajë në mbrëmjen e sotme ndaj Young Boys, atje ku do të diskutohet për biletën që të dërgon në “Champions League”.

Ndeshja e parë përfundoi mes dramës ku ekipi zviceran fitoi në shifrat 3-2. Myrto Uzuni do të gabonte nga 11-metrat, ndërsa kjo ishte hera e dytë gjatë këtij rrugëtimi për futbollistin shqiptar që nuk arrin të shfrytëzojë penalltitë.

Kjo e ka shtyrë trajnerin e Ferencvaros që të mendojë për një tjetër zgjidhje.

Megjithëse te ekipi hungarez janë duke provuar të gjithë lojtarët për goditjen nga 11-metrat, pasi ndeshja me Young Boys mund të zgjidhet me ruletën ruse.

“Është shumë herët të mendojmë për këtë pjesë, megjithëse jemi gati edhe për penalltitë. Duhet të zgjedhim lojtarët që kanë saktësi nga 11-metrat pasi Uzuni ka gabuar për herë të dytë. Na nevojiten futbollistë që kanë besim.

Jemi praktikuar edhe në stërvitje sot për këtë pjesë, por është shumë më ndryshe nga situata kur je në stadiumin e mbushur me tifozë”, tha Stoger..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat