​Arsenali i hapur të dëgjojë oferta për Aubameyang

Futboll

​Arsenali i hapur të dëgjojë oferta për Aubameyang

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 18:00
Pierre-Emerick

“Topçinjtë” janë të gatshëm që të lejojnë kapitenin e tyre të largohet këtë verë .

Klubi londinez Arsenal thuhet se është i gatshëm që të dëgjojë oferta për kapitenin e klubit Pierre-Emerick Aubameyang, raporton “The Irish Independent”.

Arsenali do ta lejojë sulmuesin nga Gaboni të largohet vetëm nëse pranojnë një ofertë të duhur për të këtë afat veror të transferimeve, përcjell KosovaPress.

Sezonin që lamë pas, Aubameyang ka bërë 39 paraqitje për Arsenalin në të gjitha garat, duke regjistruar 15 gola dhe katër asistime mbi emrin e tij.

Vlera e sulmuesit 32 vjeçar në tregun e transferimeve spekulohet të jetë afro 35 milionë euro, dhe interesim për shërbimet e tij thuhet se ka shprehur skuadra e Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat