Rasti i veçantë i Thomas Strakoshës

Futboll

Rasti i veçantë i Thomas Strakoshës

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 18:19
Rasti i veçantë i Thomas Strakoshës

Aktualisht në moshën 26-vjeçare dhe duhej të ishte në kulmin e tij, por karriera e Thomas Strakoshës ka shkuar në rënie. Gardiani shqiptar përfundoi si zgjedhje e dytë në sezonin e shkuar, atje ku po preferohej Pepe Reina para tij nga Inzagi.

Portieri me eksperiencë u shndërrua në zgjedhje të parë pasi drejtonte mbrojtje me udhëzimet e tij, ndërsa nga ana tjetër kishte edhe më tepër saktësi me këmbë.

Ardhja e trajnerit të ri, Sarri, mendohej se do të sillte ndryshimet pozitive për Strakoshën. Por nuk rezultoi kështu, teksa sërish është Reina si zgjedhje e parë.

Me kontratën që skadon në vitin e ardhshëm, portieri i Kombëtares duhet të bëjë zgjedhjen e zgjuar së bashku me klubin, për të mirën e përbashkët. Padyshim që nëse nuk do të ketë marrëveshje mes tyre, Strakosha rrezikon shumë për karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat