Napoli në telashe

Futboll

Napoli në telashe

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 12:20
Napoli në telashe

Viktor Osimhen është dënuar me dy ndeshje skualifikim nga Gjykata Sportive Italiane.

Sulmuesi i Napolit u bë pjesë e një episodi të pakëndshëm në ndeshjen e fundjavës kundër Venecias, ku goditi vullnetarisht në fytyrë kundërshtarin në momentin që loja kishte ndalur.

Pas dëbimit nga fusha me kartonin e kuq, sanksionet ndaj lojtarit u rënduan dhe edhe pse Napoli ka vendosur ta apelojë vendimin, gjasat e reduktimit të dënimit janë të pakta.

Në këtë mënyrë, Osimhen do të humbasë ndeshjen e ardhshme ndaj Xhenoas dhe atë më të rëndësishmen ndaj Juventusit, duke braktisur Spaletin që do të gjendet në një pozitë të vështirë duke parë edhe situatën jo të qetë të Insinjes që prej kohësh po përflitet për largimi nga “Axurrët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat