Atletico Madrid monitoron Sarabia

Futboll

Atletico Madrid monitoron Sarabia

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 15:21
Atletico Madrid monitoron Sarabia

Skuadra spanjolle është duke shikuar rreth mundësisë së transferimit të mesfushorit të Paris Saint-Germain, Pablo Sarabia, raporton “Marca”.

Kampioni aktual i La Liga spanjolle po planifikon që të bëjë një lëvizje për 29- vjeçarin vetëm nëse Saul Niguez largohet këtë verë, pasi ky i fundit është nën radarin e Chelseat dhe Manchester United.

Shuma e kartonit të Sarabias ka pësuar ngritje këtë verë, pasi që tregoi paraqitje të mira me Spanjën në Euro 2020, duke regjistruar dy gola në pesë ndeshje.

Sezonin që lamë pas, Sarabia ishte protagonist në 11 gola, respektivisht ai e ndihmoi PSG me shtatë gola dhe katër asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat