Shqiptari i Kosovës la Oriolën për modelen? Rrjeti bie në gjurmët...

Futboll

Shqiptari i Kosovës la Oriolën për modelen? Rrjeti bie në gjurmët...

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 15:26
Shqiptari i Kosovës la Oriolën për modelen? Rrjeti bie në gjurmët...

Prej një viti, lidhje e modeles Oriola Marshi me futbollistin Eros Grezda ka bërë xhiron e rrjetit. Në fillimet e tyre lidhja po shkonte “vaj” dhe herë pas here i shihnim të pranishëm në Instagram-et e njëri-tjetrit e madje në media qarkulloi lajmi se lidhja kishte kaluar në tjetër nivel dhe çifti ishte fejuar.

Pas shumë ulje-ngritjesh në marrëdhënien e tyre, çifti u nda para disa muajsh dhe statuset në rrjetet sociale treguan se nuk janë ndarë aspak mirë. Asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht për ndarjen, por sipas mediave arsyeja e prishjes së lidhjes së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë, shkruan Albeu. Ndërkohë, së fundmi duket se Eros ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij dhe po përflitet për një lidhje me një tjetër modele.

Vajza në fjalë quhet Nicole Bohorquez dhe shkak i këtyre zërave janë bërë komentet që Eros lë në fotot e saj. Në njërën prej tyre ai shkruan “Sa e bukur”, kurse tek tjetra i ka dërguar disa emoji me sy me zemra. Nuk dihet se si janë njohur dy protagonistët por futbollisti ka nisur të pëlqejë fotot e saj muajit e fundit.

Duke marrë parasysh rëndësinë dhe vëmendjen që marrin rrjetet sociale ditët e sotme, detaje të tilla janë shpesh tregues të shumë gjërave. Të jenë këto komente shenjë e një lidhjeje mes të dyve? Mbetet për tu parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat