Kane do t’i kërkojë klubit rritjen e pagës nga 300 mijë funte

Futboll

Kane do t’i kërkojë klubit rritjen e pagës nga 300 mijë funte

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 13:34
Kane do t’i kërkojë klubit rritjen e pagës nga 300 mijë funte

Harry Kane theu heshtjen ditën e djeshme duke vendosur përfundimisht qëndrimin te skuadra e Totenhemit pas një vere të gjatë stërmundimesh për tu transferuar drejt Mançester Sitit.

Kejn dha vendimin e tij me anë të një postimi në ‘’Instagram’’ duke iu zotuar tifozëve të Totenhemit se do të luftojë që klubi të fitojë tituj. Por populli thotë se ‘’dardha e ka bishtin mbrapa’’ dhe diçka e tillë po ndodh në shtëpinë e spërsave.

Sipas gazetës britanike ‘’Daily Mail’’, Kane do t’i kërkojë klubit rritjen e pagës nga 300 mijë funte në javë, në plot 400 mijë, çka do ta bënte sulmuesin anglez futbollistin më të paguar në Premier Ligë.

Aktualisht listën e udhëheq De Bryjne me 385 mijë paund në javë, i ndjekur nga De Gea me 375 mijë paund në javë, por synimet e Herri Kejn janë të qarta për të qëndruar sërish te Totenhem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat