Tottenham nis bisedimet për McKennie

Futboll

Tottenham nis bisedimet për McKennie

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 13:46
Tottenham nis bisedimet për McKennie

Dje u bë e ditur se Juventusi është i hapur për oferta bindëse, duke e konsideruar në shitje mesfushorin e vet amerikan.

Sot, nga Anglia vijnë zërat se Tottenham është në bisedime për të nënshkruar me Weston McKennie. Më konkretisht, për këtë negociatë merkatoje shkruan “The Independent”.

“Zonja e Vjetër” mund të kërkojë afro 40 milionë paund (55 milionë dollarë) për futbollistin që e bleu verën e kaluar. Nën drejtimin e trajnerit Pirlo, amerikani ishte titullar i padiskutueshëm, por me ardhjen e Allegrit në stolin bardhezi, ai ka humbur pozicione në hierarki. Po kështu, ka pasur probleme me sjelljen jashtë fushe, gjë që nuk tolerohet te gjigantët e Serie A.

Drejtori i “Spurs”, Fabio Paratici nënshkroi verën e kaluar me McKennie për llogari të Juves. Tani shpreson të ribashkohet me të në Premier League, ku menaxheri i njohur italian ka nisur punën për hesap të “Spurs”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat